MENAXHIMI I CILËSISË

Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët që ta kuptojnë thelbin e menaxhmentit të cilësisë, rëndësinë dhe anët pozitive të shfrytëzimit. Në kuadër të kësaj lënde, do të mësohet ajo se çka paraqet cilësi tek prodhimet dhe shërbimet, por edhe pasojat e cilësisë së dobët dhe përfitimet nga cilësia e mirë. Më tutje, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhmentit të cilësisë, duke filluar nga autorët klasikë, perëndimorë dhe japonezë. Lëndë e mësimit do të jenë elementet e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme. Po ashtu do të analizohen edhe teknikat më të rëndësishme të lidhura me menaxhmentin e cilësisë dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet më të rëndësishme të cilësisë në botë.

 

Në fund të kesaj lënde studenti do të jetë në gjendje të:

  • Shpjegoj kuptimet e koncepteve te ndryshme të cilësisë dhe ndikimin e saj.
  • Përshkruaj, të dalloj dhe të përdor disa teknika dhe mjete te menaxhimit të cilësisë.
  • Shpjegoj dhe të dallojë aktivitetet e normalizimit dhe certifikimit.
  • Identifikoj elementet që janë pjesë e procesit të matjes të cilësisë në industri.
  • Parashikoj gabimet në procesin e matjes, duke dalluar natyrën e saj dhe shkaqet rrënjësore.
  • Justifikoj  nëse një proces i matjes plotëson kërkesat e vendosura të cilësisë.
  • Shpjegoj rregulloren dhe fazat e procesit të certifikimit në sistemin e cilësisë.

 

 

Literatura bazë:

  • David Hoyle, Quality Management Essentials, Elsevier, Amsterdam 2007.
  • Quality Control. Dale H. Besterfield, 8th Edition, Prentice Hall, New Jersey, 2009.
  • NVR Naidu, KM Babu, G Rajendra, Total Quality Management, New Age International, New Delhi 2006. 
  • James R. Evans, William M. Lindsay, Management and Control of Quality, Thomson, Mason 2008

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US