MENAXHMENTI DHE LIDERSHIPI

Lënda i përgatit studentët për sfidat me të cilat do të ballafaqohen gjatë punës së tyre, posaçërisht gjatë angazhimit të tyre në pozicion të menaxherit. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të pajisen me njohuri të përgjithshme të menaxhimit, por edhe për rëndësinë dhe rolin e lidershipit në udhëheqjen e ndërmarrjeve bashkëkohore. Domethënë, kjo lëndë do të ndahet në dy pjesë. Në kuadër të pjesës së parë, studentët do të njihen me kornizat e përgjithshme teorike të menaxhimit, procesin e menaxhimit, përkatësisht funksionet kryesore menaxheriale, si dhe drejtimet bashkëkohore në zhvillimin e menaxhimit. Në kuadër të pjesës së dytë, studentët do të njihen me natyrën e liderit. Me këtë rast, midis tjerash do të përfshihen edhe teoritë e lidershipit, si dhe roli i liderit në udhëheqjen e gjithmbarshme të ndërmarrjes.

 

Ne fund te kesaj lende studentet do te mund te:

  • Njohin një shumëllojshmëri të teorive të menaxhimit dhe lidershipit.
  • Identifikojnë rolet të cilat  duhet përmbushur në punën si menaxher.
  • Bejne identifikimin e aktiviteteve menaxheriale që kontribuojnë në efektivitetin menaxherial.
  • Kuptojnë presionet kohore dhe nevojën e menaxhimit të kohës.
  • Kuptojnë se si të udhëheqë me integritet.
  • Demonstrojnë në praktikë një udhëheqje etike.
  • Dijne për të udhëhequr duke kuptuar dallimet njerëzore.
  • Kuptojnë rëndësinë e marrjes së përgjegjësisë për veprimet e tyre.

 

Literatura bazë:

  • Management: Menaxhmenti kreativ dhe lidershipi; Prishtine (2006)
  • Leadership in Organizacion, Yukl, A. Gary, Englewood Cliffs, NJ., Prentice Hall, 2006.
  • How to Improve Your Leadership and Management Skills - Effective Strategies for Business Managers, 2013, Meir Liraz
  • Management, 2013 Richard L. Daft

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US