INVESTIMET

Në kuadër të lëndës Investime trajtohet problematika që ka të bëjë me Investimet reale dhe investimet në instrumente të ndryshme financiare. Në kuadër të investimeve reale kujdes i veçantë i kushtohet përgatitjes dhe vlerësimit të projekteve investuese. Në pjesën që ka të bëjë me investimet në instrumente financiare bëhet fjalë për llojet e ndryshme të instrumenteve financiare dhe metodat e vlerësimit të tyre, si parakusht për marrjen e vendimit të drejtë investues.

Qëllimi i të mësuarit të lëndës Investime është që studentët të aftësohen për:

  • Identifikimin, përgatitjen, vlerësimin dhe marrjen e vendimeve investuese të investimeve reale
  • Vlerësimin e instrumenteve financiare dhe marrjen e vendimeve investuese
  • Vlerësimin e rrezikut financiar dhe drejtimin e portofolit të instrumenteve financiare, etj.

Pas përfundimit të modulit, studentet do të jenë të aftë (kompetent) që të:

  • zbatojnë metoda të ndryshme për  identifikimin e ideve të reja për investime,
  • analizojnë idetë e identifikuara,
  • zbatojnë metodat e avancuara të vlerësimit të investimeve reale dhe të marrin vendime të   duhura investuese
  • zbatojnë metodat dhe modelet e avancuara për vlerësimin e instrumenteve të ndryshme financiare
  • marrin vendime të duhura për investime financiare
  • zbatojnë modelet CAPM dhe APT për vlerësimin e rrezikut dhe kthimit nga investimet në instrumentet e ndryshme financiare

 

Literatura bazë:

  • Muhamet Mustafa, Menaxhimi i Investimeve, RIINVEST, Prishtinë, 2009
  • Edlira Luçi & Dorina Kripa, Investime, Pegi, Tiranë, 2005
  • Herbert B. Mayo, Bazat e Financës, UET, Tiranë, 2012.
  • Bodie, Kane, Markus; Esentials of Investment; McGrow – Hill, 2008

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US