MENAXHIMI I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT

Koncepti  i kursit është i bazuar në përkufizimin e rëndësisë, vendit dhe rolit të SIM në strukturën menaxheriale dhe organizative, mënyrën se si të shfrytëzohet TI në marrjen e vendimeve të suksesshme menaxheriale, të cilat ndikojnë në përmirësimin e afarizmit, përparësisë konkurruese dhe komunikimit të bizneseve.  MIS trajton çështjet që kanë të bëjnë me përdorimin e kompjuterëve, për të kuptuar, zhvilluar dhe shfrytëzuar aplikacionet kompjuterike, të cilat i integrojnë në mënyrë funksionale sistemet informative në një entitet kompakt dhe të përshtatshëm.  Studentëve do t’ju prezantohen metodologjitë bazike për zhvillimin e sistemeve informative, me qëllim që të njihen mbi ndërlidhjen strategjike të kërkesave teknologjike dhe organizative, që janë të domosdoshme për përpunimin dhe implementimin e sistemeve informative, të cilat do të sigurojnë përparësi konkurruese në treg dhe afarizëm më efektiv.

Temat përfshijnë harduerin, softverin, bazat e të dhënave, sistemet e telekomunikacionit, përdorimi strategjik i sistemeve të informacionit, zhvillimi i sistemeve të informacionit, si dhe çështje sociale dhe etike të përfshira me sistemet e informacionit.

 

Pas përfundimit të kësaj lënde studenti duhet të jetë në gjendje që të:

  • shpjegojë pse janë të nevojshme SIM,
  • dijë për aplikimet kryesore të SIM në biznes,
  • kuptojë se si SIM përkrahin funksionet kryesore në biznes,
  • përshtatë teknologjinë me organizimin dhe të kundërtën,
  • kuptojë tendencat e informatizimit/ Ekonomia Digjitale dhe ndikimet e tyre në bizneset bashkëkohore   
  • njihet dhe vlerësojë me sigurinë e sistemeve informative dhe kontrollin.

 

Literatura bazë :

  • Essentials of Management Information Systems”., K. Laudon, J. Laudon., Prentice Hall, New Jersey, 2006
  • Poslovna informatika za ekonomiste., Ante Panjkot., Universiteti i Zarës., 2008
  • Management Information System, 2014 Sanghita Roy

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US