ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM

Lënda “Zhvillimi i Qëndrueshëm” ju mundëson studentëve të kuptojnë sfidat dhe rrugët kyqe për arritjen  zhvillimit të qëndrueshëm – dmth, Zhvillimi ekonomik që është gjithpërfshirës në aspektin social dhe i qëndrueshëm nga aspekti mjedisor.

Kjo lëndë ofron një hyrje në në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, duke marr parasyshë zhvillimet më të reja në shkencat sociale, fizike dhe politike. Zhvillimi i qëndrueshëm është sfida më urgjente më të cilën po ballafaqohet njerëzimi. Pyetja themelore është se si ekonomia botërore mund të vazhdojë të zhvillohet në një mënyrë që nga aspekti shoqëror është  gjithëpërfshirëse dhe nga ai mjedisor i  qëndrueshëm. Kjo lëndë përshkruan ndërveprimet komplekse ndërmjet ekonomisë botërore dhe mjedisit fizik të Tokës. Proceset ekologjike dhe kufizimet (klima, ekologjia sëmundjeve, burimet fizike të tilla si toka dhe burimet e energjisë, topografia dhe kushtet e transportit) ndikojnë dukshëm në modelet e zhvillimit ekonomik, demografik, dhe në pasurinë dhe varfërinë. Në të njëjtën kohë, aktivitetet njerëzore (bujqësore, të përdorimit të tokës, urbanizimi, ndryshim demografik, dhe përdorimi i energjisë) ndryshojnë mjedisin fizik, gjithnjë në mënyra të rrezikshme. Lënda ofron një pasqyrë të gjerë të sfidave kryesore dhe zgjidhjet e mundshme për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm në shekullin e 21. 

Ne kemi hyrë me të vërtetë në Epokën e Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe viti i kaluar ishte një vit i rëndësishëm në historinë e zhvillimi të Qëndrueshëm. Bota ka ndërmarrë hapa për të përfunduar negociatat për tri tema të mëdha deri në fund të vitit 2015: Synimet e reja të zhvillimit të qëndrueshëm (SZhQ), një kornizë e re për financimin e globale të zhvillimit të qëndrueshëm, dhe një marrëveshje e re për ndryshimet klimatike!

Rezultatet e pritura të mësimit

Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që të:

  • Aplikoj teorinë dhe parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Analizojnë rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë në vendet në zhvillim.
  • Interpretojnë Sfidat e Zhvillimit të Mileniumit dhe Përfundimin e Varfërisë Ekstreme në Botën në Zhvillim
  • Shpjegojnë rritje ekonomike brenda kufijve të lejuara të Tokës në lidhje me disponueshmërinë e ushqimit, burimeve të energjisë dhe dinamikës së popullatës
  • Kuptojnë se si ndryshimet mjedisore kërcënojn sistemin e ushqimit, se si sistemi i ushqimit kërcënon mjedisin dhe mënyrat drejt një furnizimi të qëndrueshëm global me ushqim
  • Shohin  modelet e urbanizimit në mbarë botën, çka e bën një qytet të qëndrueshëm, dhe Planifikimi Urban për Zhvillim të Qëndrueshëm
  • Kuptojnë bazat shkencore të ndryshimeve klimatike, kërcënimet e tyre dhe masate nevojshme për zbutjen, masat politikës dhe marrëveshjet për të parandaluar kërcënimet që vijn nga ndrzshimet e klimës
  • Interpretojnë 17 Synimet për Zhvillim të Qëndrueshëm (SZhQ) të OKB-së të aprovuara në vjeshtën e vitit 2015

 

Literatura:

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US