MARRJA E VENDIMEVE MENAXHERIALE

Lënda Marrja e vendimeve menaxheriale ka qëllim të dyfishtë. Së pari studentët do të zhvillojnë analizimin e koncepteve bazë të teorisë së vendimarrjes duke studiuar konceptet, modelet dhe mjetet e analizës për vendimmarrje dhe ti zbatojnë ato në situate komplekse të ekonomisë së tashme konkurruese, dhe së dyti do të përfitojnë njohuri në komunikim do të fitojnë njohuri në prezantimin e ideve të tyre në formë koncize dhe në  mënyrë bindëse, të bashkëpunojnë në mes vete për të nxjerrë rezultate më të mira duke nxjerrë më të mirën nga secili anëtar i grupit.

Pas përfundimit të lëndës studentët do të jenë në gjendje të kryejnë analiza të thukëta për marrjen e vendimeve të niveleve të ndryshme menaxheriale dhe personale, të përdorin teknikat moderne të analizës së marrjes së vendimeve. Një vëmendje e veqantë do ti kushtohet përmirësimit të aftësive  për të punuar ë punë grupore që është baza e suksesit të kompanive sot.

Ne fund te kesaj lende studente do te jene ne gjendje te:

  • Kuptojne principet e vendim-marrjes menaxheriale.
  • Zbatojne nje proces racional vendimmarrje.
  • Kuptojnë aspektet psikologjike të vendim-marrjes.
  • Vleresojne  nevojën për drejtësi dhe etikë në vendim-marrje menaxheriale.
  • Kontrollojne ndikimet motivuese dhe emocionale në vendimmarrje.
  • Aplikojne qasjen analitike ne vendimin për negociata.
  • Perdorin  metodat për përmirësimin e vendim-marrjes.

 

Literatura bazë:

  • Menaxhmenti dhe vendosja, Kukaj,I., Shiroka-Pulaj., Krasniqi B., Universiteti i Prishtinës, 2006.
  • Marrja e vendimeve menaxheriale, V.Kume, 2008
  • Judgment in Managerial Decision Making, 2012 Max H. Bazerman and Don A. Mooreta
  • Data Analysis and Decision Making, 2010, S. Christian Albright and Wayne Winston

 

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US