MENAXHMENTI FINANCIAR I AVANCUAR

Qëllimi i lëndës është:

T’i njoftojë studentët me rolin, funksionet, mënyrat e organizimit dhe detyrat e menaxhmentit financiar si dhe t’i aftësojë studentët për menaxhimin e financave të ndërmarrjes në rrethanat bashkëkohore të zhvillimit të biznesit. Të kenë mundesi te aplikojne njohuritë përkatëse, aftësitë dhe shkathtesite per nje gjykim profesional ashtu siç pritet nga një zyrtar i lartë ekzekutiv financiar ose këshilltar, në marrjen ose rekomandimin e  vendimeve në lidhje me menaxhimin e financave te një organizate.

 

Pas përfundimit të lëndës studenti do të jetë i aftë që:

  • Shpjegoj rolin dhe përgjegjësinë e menaxherit te lartë financiar apo këshilltarit në përmbushjen e nevojave të kunderthenese të grupeve të interesit.
  • Të vlerësojë ndikimin e makroekonomisë dhe të njeh rolin e institucioneve financiare ndërkombëtare në menaxhimin financiar shumëkombësh.
  • Të vlerësojë vendimet e mundshme ne investime dhe te vlerësoj pasojat e tyre financiare dhe strategjike, si brenda dhe jashtë vendit.
  • T’i përgatisë, analizojë dhe shfrytëzojë informatat financiare për marrjen e vendimeve të duhura financiare në ndërmarrje.
  • Të bëje planifikim financiar.
  • Të marr vendime të drejta lidhur me burimet e financimit të ndërmarrjes,
  • Të menaxhojë rriskun financiar, si dhe
  • Të menaxhojë drejtë kapitalin punues të ndërmarrjes.

 

Literatura bazë:

  • Menaxhment financiar, Isa Mustafa-Riinvest-2007,
  • Financial Management: Theory & Practice 2013, Brigham Ehrhardt
  • Drejtimi financiar, Halit Xhafa & Beshir Ciceri, Albpaper, Tiranë, 2006
  • Fundamentals of Financial management, Jemas C.Van Horne, John M. Wachowic, Prenice Hall, New Jersy, 2004.

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US