MENAXHIMI I MARKETINGUT

Definimi dhe përpunimi i faktorëve të cilët ndikojnë në tregun ndërkombëtar:ekonomik, politik, juridik, social. Analiza e mundësive të tregut ndërkombëtar. Hulumtimi përkërkimet e marketingut ndërkombëtar. Zgjedhja e strategjisë për daljen në tregun e huaj: eksport të prodhimit- shërbimit, materialeve, licenca e prodhimit jashtë, franshiza, kooperimi afatgjatë i prodhimeve dhe format tjera të veprimit të tregjeve të huaja pa investim në kapital, joint venture.

Dizajnimi i programit të marketingut për tregun ndërkombëtar përkatës. Politika e prodhimit,

çmimi i distribuimit dhe promovimi, organizimi dhe kontrolla në tregun ndërkombëtar.

 

Ne fund te kesaj lende studenti do te jete ne gjendje te:

  • Vlerësojë detyrat kryesore dhe konceptet që lidhen me menaxhimin e marketingut
  •  Shqyrtoj konceptet themelore të hulumtimit në marketing, të tilla si segmentimi i tregut, targetimin, pozicionimin dhe ndikimin e tyre në vendimet e menaxhimit të marketingut
  • Përshkruaj në detaje se çfarë është e përfshirë në formulimin e politikave te prodhimit, çmimeve, shpërndarjes dhe promovimit dhe të matur efektivitetin e strategjisë së marketingut miks
  • Matë efektivitetin dhe performancën e një plani të marketingut
  • Shqyrtoj faktorët që ndikojnë sjelljen e blerësve
  • Vlerësoj trendet dhe ndryshimet ndërkombëtare në mjedisin e marketingut
  • Demonstroj aftësi në hartimin dhe prezantimin e shembujve të metodave kerkimore.
  • Komunikoj në mënyrë efektive dhe të diskutoj dhe prezentoj idetë qartë dhe në mënyrë profesionale.

 

Literatura bazë:

  • Menaxhimi Marketingut, Mustafe Pllana, 2015
  • Philip Kotler and Kevin keller : Marketing Managment , 2006
  • Menaxhimi i Marketingut, Nexhbi Veseli, 2010
  • Nail Reshidi – Bardhyl Ceku : Marketingu, 2006

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US