MENAXHIMI I OPERACIONEVE

Lënda jep njohuri për biznesin dhe menaxhimin efektiv te operacioneve për te siguruar produkte dhe shërbime me cilësi të lartë dhe ka funksionin e integrimit të gjitha njohurive të fituara në lëndët e tjera. Ajo përcakton rolin dhe detyrat menaxherit në një firmë, funksionin e planifikimit, organizimin, drejtimin dhe kontrollin e burimeve që nevojiten për të prodhuar të mira dhe shërbime. Nëpërmjet kësaj lënde synohet që menaxherët e ardhshëm te kuptojnë vlerën që jep menaxhimi i operacioneve kompanisë dhe rolin e veçante që jep kjo lëndë në koordinim me efiçencë të faktorëve të prodhimit.

 

  Pas përfundimit të këtij kursi (lënde) studenti do të jetë në gjendje që:

  • te dijne cka përfaqëson menaxhimi i operacioneve, cili është roli i menaxhimit të operacioneve në biznes, të bëjnë dallimin në mes të karakteristikave të ndryshme të proceseve të operacioneve
  • te aplikojne nje strategji te operacioneve dhe të   bëjnë dallimin në mes të prioriteteve konkurruese dhe fituese të një biznesi.
  • të kuptojnë se pse është i rëndësishëm projektimi i procesit të produktit apo shërbimit dhe cilat janë fazat e projektimit.
  • te bejne  parashikimin e  kërkesës dhe  planifikimin e kapaciteteve dhe projektimit te sistemit të punës.
  • te vleresojne rëndësine e  menaxhimi total te cilësisë dhe çka se nënkupton ajo, si dhe rëndësine e saj për mbijetesën e bizneseve në ekonominë globale.
  •  të jenë në gjendje që të ndërtojë koncepte të pavarura lidhur me menaxhimin e operacioneve në bizneset prodhuese dhe shërbyese përmes hulumtimeve dhe përgatitjes së projekteve hulumtuese profesionale nga kjo fushë.

 

Literatura bazë:

  • Manaxhimi i Operacioneve, Suzana PANARITI, Tiranë 2008,
  • Manaxhimi i Operacioneve, Rame Likaj, Ligjërata të autorizuara, Prishtinë 2012
  • Operations Management-an integrated approach, N. Sanders, John Wiley & Sons, Inc, 2011

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US