QEVERISJA E KORPORATAVE

Qeverisja e korporatave është sistem i strukturuar i politikave dhe proceseve të udhëhequra nga bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i lartë për të planifikuar aktivitetet strategjike të organizatës dhe për të vlerësuar  performancën përkatëse. Sistemi ekziston për të siguruar llogaridhënie të duhur, ndershmërinë dhe transparencën në kryerjen e biznesit të një organizate për të mirën afatgjatë të aksionarëve të saj / palëve të interesuara.

 

Qeverisja e korporatave përfshin çështje të tilla si:

  • Madhësia e bordit, struktura, anëtarësinë, emërimin e  anëtarëve, zgjedhjet dhe mandati
  • Strukturën e komitetit dhe natyrën, përbërjen, si dhe detyrat e komisioneve të veçanta
  • Të drejtat, përgjegjësitë dhe marrëdhëniet e drejtorëve, të menaxhmentit, dhe aksionarëve
  • Politikat / procedurat në lidhje me kontabilitetin, auditimin, kompensimin dhe raportimin financiar

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje të:

  • Definoj dhe të shpjegojë parimet kyçe dhe elementet e sistemeve të qeverisjes së mirë korporative
  • Përshkruaj rolet dhe përgjegjësitë qeverisëse të bordit 
  • Analizoj detyrat dhe detyrimet ligjore të drejtorëve
  • Analizoj rolin e bordit në qeverisjen e strategjisë
  • Përshkruaj natyrën e rrezikut dhe rolin e bordit në menaxhimin e rrezikut
  • Shpjegoj pse cilësia e qeverisjes korporative është e rëndësishme për formimin e kapitalit
  • Përshkruaj pse dështimi sistematik i qeverisjes korporative mund të çojë në dështimin e besimit që mund të përhapet nga firmat individuale në gjithë tregjet apo ekonomitë

 

Literatura bazë:

  • A. G. Monks and Nell Minow , “M&M” CORPORATE GOVERNANCE Fourth Edition. Blackwell Publishing, 2007, Robert.
  • John L. Colley, Corporate Governance: 2009, The McGraw-Hill Executive M
  • Kim, K. & J. Nofsinger (2007). Corporate Governance. Upper Saddle River.       

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US