KONTABILITETI I KOSTOS DHE I MENAXHMENTIT

Pas përfundimit të këtij moduli, studentet do të jenë në gjendjë për të reflektuar në mënyrë kritike mbi kontabilitetin e menaxhmentit dhe metodat e e perdorimit te tij si dhe bazen themelore të llogaritjes së kosotos. Lënda përfshin temat në vijim: llogaritja e shpenzimeve të prodhimeve dhe shërbimeve, llojet e shpenzimeve, llogaritja dhe evidentimi i shpenzimeve të drejtpërdrejta dhe indirekte, caktimi i shpenzimeve për punën e porositur (JOC), caktimi i shpenzimeve të prodhimit (PC), shpërndarja e shpenzimeve indirekte në bazë të metodës ABC, pika kritike e rentabilitetit (CVPA), Absorbtion Costing, Variable Costing, master buxheti, buxhet fleksibil, buxhetimi kapital, kontrolli i kostos-shpenzimeve, qendrat e shpenzimeve, qendrat e profitit, qendrat e investimeve, sjellja e vendimeve afariste në bazë të informacioneve relevante.

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli, studentet do të jenë në gjendjë për të reflektuar në mënyrë kritike mbi kontabilitetin e menaxhmentit dhe metodat e e perdorimit te tij si dhe bazen themelore të llogaritjes së kosotos.

Me përfundimin e suksesshëm të këtij kursi studentet do të jenë në gjendje të:

  • shpjegoj natyrën, burimin dhe qëllimin e menaxhimit të informacionit
  • shpjegoj dhe të jetë në gjendjë të aplikoj teknikat llogaritjen e kostos
  • Përgatitja e buxheteve për planifikim dhe kontroll
  • krahasoj kostot aktuale me kosto standarde dhe duke analizuar për ndonjë mospërputhje mundshme midis asaj të planifikuar dhe asaj të realizuar qoftë në proces të prodhimit apo edhe në fillim të saj.
  • jenë në gjendje për të bërë  matjet e performancës dhe të monitorojnë ecurinë e biznesit.
  • ·njohin metodat e kalkulimit të kostove indirekte,
  • aplikojnë metodat e kalkulimit të kostove për prodhimin serik
  • kuptojnë metodat e kalkulimit sipas ABC metodës,
  • kuptojnë decentralizimin dhe kontabilitetin e përgjegjësisë në procesin e marrjes së vendimeve

 

Literatura bazë:

  • Prof.asoc.dr.Skender Ahmeti: Kontabiliteti i menaxhmentit, Shoqata e ekspertëve kontabël, Prishtinë, 2013
  • Hansen & Mowen: Menaxhimi i kostos: Kontabilitet dhe kontroll botim i përkthyer, 2009
  • Mehashwari S.N.-Principles of cost Accounting-Sultan chand & Sons, New Delhi,2010
  • Sharma & Gupta-Management Accounting-Kolyani Publishers, Ludhiana,2007
  • Manmohan & Goyal-Principles of Management Accounting-S ahitya Bhawan, Agra.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US