POLITIKA FISKALE

Qëllimi i kësaj lënde është të tregoj rolin që duhet të luajë qeveria në ekonomi. Cilat janë efektet e shpenzimeve qeveritare, huamarrjes, dhe tatimeve mbi efikasitetin, barazinë, stabilitetin dhe rritjen ekonomike. Temat kryesore që trajton kjo lëndë janë: Kriza Fiskale, tepricat buxhetore / deficiti; reforma e taksave; siguria dhe kujdesi shëndetësor, programe dhe reforma sociale; transferet për të varfërit; mallrat dhe eksternalitetet publike; investimet publike dhe analiza kosto-përfitim. Kjo lëndë do të ofrojë njohuri bazike të nevojshme në relacionet e menagjimit te financave publike respektivisht te te hyrave dhe shpenzimeve publike, si dhe instrumentet financiare shteterore per grumbullmin e mjeteve financiare.

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që të :

 

  • kuptoj si qeveria i realizon te hyrat, kryesisht nga taksat ( ne menyre direkte dhe indirekte), sikurse edhe nga shitja e mallrave dhe sherbimeve, dhe nga shitja e ndermarrjeve shteterore.
  • bejë dallimin ndermjet deficitit buxhetor, teprices buxhetore dhe buxhetit te balancuar, dhe shpjegon se si gjendjet buxhetore ndikojne ne borgjin qeveritar.
  • shpjegoj se si ndryshimet e shpenzimeve dhe/ose taksave ne nivel qeveritar mund te ndikojne ne nivelin e kerkeses agregate ne ekonomi.
  • analizoj mekanizmat përmes të cilëve politika fiskale ekspansioniste mund të ndihmojë nje ekonomi të mbyll hendekun e deflacionit (renies).
  • Të analizoj stabilizimin e luhatjeve afatshkurtra që vien nga sistemi progresiv i taksave dhe përfitimet e papunësisë, të cilet janë te ndikuara nga niveli i aktivitetit ekonomik
  • Vlerësoj rolin e politikave fiskale  për të nxitur rritjen ekonomike afatgjate

 

Literatura bazë:

  • Financat   Publike , Sabahudin Komoni, Prishtinë, 2008.
  • Financat Publike, Sabri Kadriu, Prishtine, 2012.   
  • Finanac Publike, Harvey S Rosen (M.Kalica &G Cane ) Tirane.
  • Public Finance and Public Policy Jonathan Gruber, fourth Edition, Worth publishers 2012.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US