MENAXHIMI I RISKUT DHE SIGURIMET

Në kuadër të lëndës menaxhimi i riskut dhe sigurimet trajtohen njësit tematike si në vazhdim: Risku, kuptimi i riskut, llojet e riskut, procesi i menaxhimit të riskut: Qëllimet e menaxhimit të riskut. Fazat e menaxhimit të riskut. Metodat e menaxhimit të riskut. Sigurimi si metodë e menaxhimit të riskut: Tregu i sigurimeve dhe rregullimi shtetëror i aktivitetit të sigurimeve. Funksionet e sigurimeve. Kontratat e Sigurimit. Llojet sigurimeve. Sigurimet private: Sigurimi i jetës. Sigurimi nga fatkeqësitë dhe sigurimi shëndetësore. Sigurimet jo jetësore. Sigurimi i pasurisë. Sigurimi nga përgjegjësitë. Bashkësigurimi. Risigurimi. Aspektet financiare të siguruesve të jo-jetës. Programet shoqërore të sigurimit.

Qëllimet kryesore të këtij kursi është njohja e studentëve me llojet e ndryshme të riskut dhe mënyrat e menaxhimit të ti. Gjithashtu, ky kurs ka për qellim që ti pajisë studentët me njohuri të duhura lidhur me tregun e sigurimeve, përkatësisht, ti aftësojë për zhvillimin e biznesit të sigurimeve. 

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Pas përfundimit të kursit studenti do të jetë në gjendje që të:

  • detektojë dhe të analizoj riskun të cilit mund ti ekspozohet individi dhe bizneset,
  • zbatojë metoda të duhura të menaxhimit të riskut,
  • analizojë dhe të zbatojë sigurimin adekuat të individëve, të familjeve dhe të bizneseve,
  • kryej aktivitetet e marrjes në sigurime,
  • tzbatojë metoda adekuate të rritjes së potencialit sigurues,
  • ·vlerësojë dhe ta llogarisë shumën e dëmshpërblimit nëse ndodhë rasti i siguruar,
  • llogarisë treguesit e paralajmërimit të hershëm dhe të zbatojë masa të duhura,
  • zbatojë masa të duhura për tu mbrojtur nga risku në sigurime.

 

Literatura :

  • Rinald Guri, Elisabeta Gjoni dhe Anxhela Dervishi: Bazat në sigurime, alb PAPER, Tiranë 2012,
  • Orfea Dhuci, Njohuritë bazë për riskun dhe drejtimin e tij, OMBRA GVG, Tiranë, 2011.
  • Xhevat Bakraci, Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimi, UP, Prishtinë, 2007.
  • Sherif Gashi, Menaxhimi i rreziqeve në tregun e sigurimeve, Libri shkollor, Prishtinë, 2013
  • Vaughan & Vaughan: Fundamentals of Risk and Insurance, Wiley, Tenth Edition, 2007

 

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US