KONTABILITETI FINANCIAR I AVANCUAR

Objektivi i kësaj lënde është të ofroj një bazë për të kuptuar çështjet konceptuale dhe praktike të cilat e ballafaqojnë kontabilitetin sot. Në mënyrë të veçantë, kombinimet e bizneseve, transaksionet e strukturuara, derivatet financiare dhe operacionet ndërkombëtarë. Krahas mësimit të rregullave aktuale të kontabilitetit për realizimin e transaksioneve komplekse, studentët do të analizojnë në mënyrë kritike edhe ndikimin e standardeve të kontabilitetit në përdoruesit e pasqyrave financiare dhe informacionin q ata e marrin. Ky kurs ndërtohet mbi njohuritë teknike dhe bazat konceptuake të zhvilluara në kurset e mëhershme, në mënyrë të veçantë Bazat e kontabilitetit dhe Kontabiliteti i financiar. Studentët do të ekzaminojnë një numër të temave komplekse dhe ndikimin e tyre në raportimin financiar. Fokusi primar i kësaj lëndeështë në kontabilitetin e investimeve ndër-korporative afatgjatë, kombinimet e bizneseve; konsolidimet në rastin e akuizicioneve, veçanërisht, metodat e kontabilitetit të konsolidimeve financiare. Por, gjithashtu do të mbulohet edhe tema si: kontabilitetit ndërkombëtar, kontabiliteti i transaksioneve me valuta të huaja, dhe kontabiliteti për organizata që nuk kana për qellim fitimin.

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që të:

  • demonstrojnë që kanë avancuar kuptimin e rrolit të teorisë në zhvillimin e kontabilitetit dhe raportimit financiar;
  • diskutojnë çështjet e kontabilitetit të cilat lidhen me kontabilitetin për kombinimet biznesore;
  • shpjegojnë nevojën për të përgatitur pasqyrat e konsoliduara financiare, konceptet alternative dhe kriteret për realizimin e konsolidimeve;
  • të diskutoj dhe aplikoj procesin e konsolidimit;
  • reflektoj në mënyrë kritike dhe të vlerësoj teoritë që shpjegojnë raportimin financiar dhe jo-financiar;
  • ·vlerësojnë në mënyrë kritike dhe të arsyetojnë standardet e kontabilitetit që aplikohen në raportimin financiar.

 

Literatura:

  • Kontabiliteti financiar-informatat për vendime,botimi i V-të., Ingram Albright & Baldwin,. I përkthyer në gjuhën  shqipe., Thomson South-Western., 2003.

  • Bazat e kontabilitetit financiar., botimi i parë., Rich.Jones., Mowen and Hausen., South-West., 2010.
  • Kontabiliteti financiar, Rrustem Asllan, Universiteti I Prishtinës 2013
  •  

  • Prof.asoc.dr.Skender Ahmeti: Kontabiliteti i menaxhmentit, Shoqata e ekspertëve kontabël, Prishtinë, 2013
  • Hansen & Mowen: Menaxhimi i kostos: Kontabilitet dhe kontroll botim i përkthyer, 2009
  • Mehashwari S.N.-Principles of cost Accounting-Sultan chand & Sons, New Delhi,2010
  • Sharma & Gupta-Management Accounting-Kolyani Publishers, Ludhiana,2007
  • Manmohan & Goyal-Principles of Management Accounting-S ahitya Bhawan, Agra

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US