Aspektet krahasimtare të administratës publike në BE-së

Përmes kësaj lënde -Aspektet krahasimtare të administratës në vendet e BE-së, studentët do të pajisen me njohuri për karakteristikat themelore të administratës publike në vendet e BE-së. Qëllimi kryesor është të hulumtohen llojet si forma të veprimit në institucionet e administratës publike në shoqëri të ndryshme me qëllim që studentët të fitojnë njohuri dhe koncepte të reja për administratën publike. Përmes kësaj lënde, studentët do të njihen me rëndësinë e administratës publike në shtete të ndryshme, përmes njohjes së sistemeve të ndryshme organizative administrative të shteteve. Gjithashtu, studentëve do t’ju mundësohet ta kuptojnë strukturën organizative dhe funksionimin e institucioneve ekzekutivo-administrative, por edhe format tjera dhe institucionet e administratës publike. Këto njohuri për studentët janë të rëndësishme posaçërisht lidhur me globalizimin dhe rëndësinë e integrimit.

Literatura bazë:

Titulli

Autori

Botuesi

Viti

Comparative federalist: the EU and United States

Anand MenonMartin Schain

Oxford Univesity Press

2006

Administrative capacity in the EU new member states

Toni Verheijen

World Bank

2009

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US