SEKTORI I SIGURISE NDERKOMBETARE
Përmbajtja e shkurtër:Kjo lëndë synon tu japë pjesëmarrësve një vështrim të përgjithshëm të politikës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare me referencë të veçantë në të Drejtën e Sigurisë Ndërkombëtare, rëndësinë e saj në praktikë duke referuar të gjitha ligjet përkatëse të rasteve të ndërhyrjes. Studentët do të njihen me aktorët e angazhuar për të promovuar sigurinë, natyrën e detyrueshme të Rezolutës së Këshillit OKB-së dhe Veprimit të Jashtëm të BE-së, bazën ligjore të së Drejtës së Sigurisë Ndërkombëtare dhe do të identifikojnë faktorët kryesorë që dëmtojnë sigurinë në botë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti
- do jenë në gjendje të kuptojnë sistemin juridik ndërkombëtar të sigurisë, aktorët kryesorë (OKB dhe BE) që përfshihen për të ruajtur dhe për të nxitur sigurinë në botë;
- do të fitojnë njohuri dhe të analizojnë mbi faktorët që dëmtojnë sigurinë ndërkombëtare;
- do të fitojnë shkathtësi analitike mbi temat më të diskutuara në praktikë të tilla si ndërhyrja në Kosovë, Afganistan dhe Irak duke iu referuar rezolutave të Këshillit të OKB-së;
- do të kuptojnë faktorët që ndikojnë në sigurinë ndërkombëtare;
- do të fitojnë njohuri dhe shkathësi analitike mbi rolin e terrorizmit si një kërcënim për sigurinë kombëtare; politikat e OKB-së dhe BE-së për të ruajtur dhe për të nxitur sigurinë; rolin e OKB-së dhe BE-së si aktor të sigurisë;
- do të jenë të aftë të bëjnë analiza lidhur me politikat, ligjet dhe të ardhmen e BE;
- do të adresojnë përshtatshmërisht dhe të aplikojnë analitikisht çështje të ndryshme të ndërlidhura me politikën e Bashkimit Europian për siguri dhe mbrojtje.
Literatura bazë:
- Alan Collins, Studime Bashkekohore te Sigurise, UET Press, 2009, Tiranë;
- Haxhi Ferati, Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia (teoria dhe praktika), Prishtinë, 2013
- International Atomic Energy Agency, "The international legal framework for nuclear security" (International Law Series No. 4, Vienna 2011);
- Michael Glennon; The Fog of Law – pragmatism, security and international law; Stanford Law Books, 1st edition, 2010;
- Nigel D. white, Christian Henderson, Research Handbook on International Conflict and Security Law: Jus Ad Bellum, Jus in Bello and Jus Post Bellum (Research Handbooks in International Law series), Edward Elgar Pub; 2015
- Nigel D. White, Advanced Introduction to International Conflict and Security Law (Elgar Advanced Introductions); Edward Elgar Pub, 2014.
- Jolyon Howorth, "Security and Defence Policy in the European Union", Palgrave Macmillan; 2 edition, 2014;