E DREJTA PENALE NDERKOMBETARE

Kjo lënde ka për qëllim të ofrojë një vështrim të përgjithshëm të së Drejtës Ndërkombëtare Penale, aktorët kryesorë në procedurat ndërkombëtare penale, elementet e procedimeve penale, organizimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si një organ i vetëm për të siguruar drejtësinë dhe praktikën e saj gjyqësore. Përveç kësaj, ky kurs do të merret edhe me llojet e përgjegjësisë penale dhe zbatimit të saj.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti:

  • do të jetë në gjendje të kuptojë sistemin penal ligjor, sidomos me një njohuri të thellë në të drejtën ndërkombëtare penale dhe praktikën e saj;
  • do të fitojë një përvojë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në procedurën penale;
  • do të jetë në gjendje të kuptojë se si e drejta penale ndërkombëtare është zbatuar në praktikën gjyqësore si një instrument për të siguruar drejtësinë;
  • do të jetë në gjendje që të ndërthurë elementet proceduriale me ata materiale në zgjidhjen dhe trajtimin e konflikteve penale me juridiksion ndërkombëtar;
  • do të përfitojë aftësi dhe shkathtësi analitike, argumentuese dhe kreative përmes analizës dhe diskutimit të rasteve dhe të teksteve ligjore

Literatura bazë:

  • Jola Xhafo, "E Drejta Penale Ndërkombëtare" (Tiranë: GEER 2009);
  • Ismet Salihu, "E Drejta Ndërkombëtare Penale" (Prishtinë: Leoprint 2007);
  • William Schabas, "Introduction to the International Criminal Court" (5-th edition, Cambridge: CUP 2011)

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US