METODIKA E HETIMIT TE KRIMIT
Metodika e hetimit të krimit ka për qëllim sistemin e njohurive mbi bazat taktike dhe metodike për të zbuluar dhe parandaluar krimin në përgjithësi e në veçanti studimin e metodave bashkëkohore për karakteristikat e çdo vepre penale e sidomos mënyrën e zbulimit nga organet e zbatimit të ligjit.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti:
- do të njihet me detyrat, objektin dhe sistemin e kriminalistikes, se çfarë vendi perfshin ajo në sistemin e shkencave juridike penale, se cilat janë bazat metodologjike të kriminalistikës dhe mbi parimet kryesore që udheheqin shkencën e kriminalistikës;
- do të njihet me kqyrjen e vendit të ngjarjes, si veprim hetimor me anë të së cilit organi procedues percepton drejtpërdrejt mjedisin ku ka ndodhur ngjarja, zbulon, mbledh e fikson gjurmë e prova materiale dhe sqaron rrethana që kanë rëndësi për çështjen;
- do të ushtrohet me ushtrime praktike mbi marrjen e gjurmëve biologjike, metodikat e hetimit të veprës penale dhe veçoritë e kqyrjes së vendit të ngjarjes së vrasje;
- do të pajiset me njohuri të plota mbi kërkimin, fiksimin, paketimin, administrimin dhe ruajtjan e provave me natyrë biologjike në vendin e ngjarjes, në funksion të analizës së ADN-së dhe metodikat e marrjes së këtyre provave dhe kampioneve model krahasimi;
- do të pajiset me një formim të përgjithshëm të ekspertit kriminalist të vendit të ngjarjes.
Literatura bazë:
- Xhemajl Ademaj, Metodika e hetimit të krimit, 2006;
- Vesel Latifi, Kriminalistika, Botimi I shtatë, Prishtinë, 2011;
- Nedžat Korajlic, Driton Muharremi, Kriminalistika, Prishtinë, 2009;
- Richard Saferstein, Kriminalistika, Një hyrje në shkencat ligjore, Pearson Education, USA, 2014.