KRIMINALITETI I ORGANIZUAR

Lënda synon pregatitjen  dhe aftësimin e juristëve të ardhshëm, e sidomos të atyre që punojnë në organet e judikaturës penale (polici, prokurori, gjykata, institucione korrektuese etj., si dhe në organet e tjera që merren me këtë problematikë), që të përdorin me sukses njohuritë e fituara në fushën e Krimit të organizuar që kanë të bëjnë me veçoritë juridiko-penale, kriminologjike si dhe ato të parandalimit dhe luftimit të kësaj forme të kriminalitetit, gjithnjë me qëllim të luftimit dhe parandalimit të suksesshëm të tij.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti

  • do të fitojë njohuri mbi fenomenin e kriminalitetit të organizuar;
  • do të përcjellë dhe krahasojë rezultatet e arritura shkencore në fushën e Krimit të organizuar dhe të përdorë këto rezultate në procesin e luftimit dhe parandalimit të suksesshëm të tij;
  • do të kuptojë dhe përshkruajë me sukses nocionet themelore që kanë të bëjnë me karakteristikat, format, shkaqet dhe masat e mjetet për parandalimin dhe luftimin e Krimit të organizuar;
  • do të përvetësojë teknikat e zbatuara nga organet e zbatimit të ligjit mbi luftimin e kriminalitetit të organizuar;
  • do të njohë organizatat mafioze bashkëkohore më të spikatura në botën e krimit.

Literatura bazë:

  • Dr. Rexhep Gashi, Krimi i organizuar (ligjërata të autorizuara), Prishtinë, 2014;
  • Veton Vula, Kriminaliteti i organizuar, Prishtinë, 2013;
  • Albanese, J.S., Transnational Crime and the 21st Century (Criminal Enterprise, Corruption and Opportunity), Oxford University Press, New York-Oxford, 2011;
  • Zamir Poda, Krimi i organizuar transnacional, Tiranë, 2007;
  • SOCTA 2013, Europol

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US