E DREJTA NDERKOMBETARE E INVESTIMEVE
Qëllimi i lëndës është studimi i korporatave ndërkombëtare, i investimeve të tyre, i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve pranë Qendrës Ndërkombëtare për zgjidhje të mosmarrëveshjeve pranë Bankës Botërore si edhe studimi i legjislacionit ndërkombëtar mbi investimet duke përfshirë këtu edhe elemente të së drejtës doganore ndërkombëtare si edhe interpretimin e këtyre dy lloje të drejtave.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti:
- do të jetë në gjendje që të kuptojë dhe interpretojë legjislacionin mbi të drejtën ndërkombëtare të investimeve;
- do të adresojë përshtatshmërisht parimet dhe legjislacionin mbi të drejtën ndërkombëtare të investimeve të konsideruar si kornizë brenda së cilës shtetet hartojnë dhe zbatojnë legjislacionin vendor për investime të jashtme;
- do të formojë qasjen e tij kritike dhe argumentuese mbi situata konkrete;
- do të përfitojë aftësi dhe shkathtësi analitike, argumentuese dhe kreative përmes analizës dhe diskutimit të rasteve dhe të teksteve ligjore;
- do të fitojë njohuri mbi sfidat praktike me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, në përgjithësi, dhe Republika e Kosovës në veçanti në lidhje me investimet e jashtme.
Literatura:
- Rudolf Dolzer and Christoph Schreuer, "Principles of International Investment Law" (New York: Oxford University Press 2008);
- Peter Muchlinski, Federico Ortino and Christoph Schreuer (eds), "The Oxford Handbook of International Investment Law" (Oxford: Oxford University Press 2008);
- August Reinish (ed), "Standards of Investment Protection" (New York: Oxford University Press 2008)
- Campbell McLachlan, et al, "International Investment Arbitration" (New York: Oxford University Press 2007)