E DREJTA NDËRKOMBËTARE E PRONESISE INTELEKTUALE
Qëllimi dhe objektivi e këtij kursi është që t’u japë studentëve njohurite bazë për të drejtën e pronësisë intelektuale, të drejtën e autorit. Gjithashtu një vënd të rëndësishëm do të zënë gjithashtu traktatet, konventat, marrëveshjet dhe direktivat në fuqi në Bashkimin Europian në fushën e pronësisë intelektuale, duke analizuar në mënyrë të përmbledhur rëndësinë që ka secili akt normativ si dhe përpjekjet që ka bërë vendi ynë për njohjen dhe implementimin e tyre në legjislacionin e brendshëm.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti:
- do të fitojë njohuri mbi të drejtën e pronësisë intelektuale dhe mbi të drejtën e autorit;
- do të fitojë njohuri mbi degëzimet dhe shkeljet e saj;
- do të fitojë njohuri dhe do të ushtrohet mbi mënyrën e parashtrimit të ankimimit në organet përkatëse;
- do të fitojë njohuri mbi konceptin e patentës dhe ndarjen e dallimin e objekteve të patuentueshme nga ato të papatentueshme;
- do të jetë në gjendje që të ndërthurë elementet proceduriale me ata materiale në zgjidhjen dhe trajtimin e konflikteve civile e administrative;
Literatura bazë:
- Alba Jorganxhi, "Komentar për patentat dhe markat" (Tiranë: Ombra GVG 2007);
- Silke von Lewinski, "Shpjegime për ligjin për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të" (Tiranë: Afërdita 2006);
- Direktiva 2001/29/EC “Mbi harmonizimin e disa aspekteve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në Shoqërinë e Informacionit”.
- Direktiva 2004/48/KE e Parlamentit Europian dhe Këshillit dt. 29 prill 2004 “Për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale