E DREJTA NDERKOMBETARE PRIVATE
Qëllimi i kësaj lënde është tu japë studentëve njohuri themelore në procedurën civile ndërkombëtare dhe në kompetencën ndërkombëtare në zgjidhjen e konflikteve. Bazat e arbitrazhit ndërkombëtar dhe të marrëveshjeve të arbitrazhit do të shpjegohen me anë të qasjes praktike. Gjatë këtij kursi, do të referohemi tek Rregullorja e BE-së dhe tek Konventa e New York-ut për sa i përket arbitrazhit.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti:
- do të jetë i aftë të njohë të Drejtën Ndërkombëtare Private në përgjithësi, ligjin e zbatueshëm, zgjedhjen e ligjit dhe arbitrazhin;
- do të njihet me Rregulloren e BE-së dhe Konventën e New York-ut;
- do të jetë në gjendje të vlerësojë rëndësinë e identifikimit paraprak të hapësirës së mundshme për proces gjyqësor dhe të përcaktojë gjykatën e duhur për zgjidhjen e konfliketeve në çështje kontraktore;
- do të jetë i aftë të kuptojë natyrën e procesit të zgjedhjes së ligjit dhe të përcaktojë ligjin e zbatueshëm për kontratat si dhe të jetë i aftë të vlerësojë procedurën për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave të huaja;
- do të jetë i aftë të kuptojë avantazhet dhe disavantazhet e arbitrazhit si një nga format e zgjidhjeve alternative të konflikteve civile gjyqësore, të hartojë marrëveshje arbitrazhi, të zgjedhë arbitrazhin institucional ose ad hoc;
- do të kuptojë rolin e gjykatave vendase në procedurat e arbitrazhit dhe të kuptojë mekanizmin e njohjes dhe zbatimit të vendimeve të arbitrazhit të huaj.
Literatura bazë:
- Asllan Bilalli, Hajredin Kuçi, E Drejta Ndërkombëtare Private, Prishtinë, 2013;
- Hajredin Kuçi, Asllan Bilalli; Zanafilla, zhvillimi historik dhe burimet e së Drejtës Ndërkombëtare Private, Prishtinë, 2006;
- James Fawcett and Janeen Carruthers, "Private International Law" (14th edit, Oxford: OUP 2008);