E DREJTA TREGTARE
Lënda konsiston në trajtimin e legjislacionit të së drejtës tregtare duke u fokusuar më shumë në shoqëritë tregtare si dhe hapat që ka ndërmarë Kosova në përafrimin e legjislacionit të së drejtës tregtare.
Lënda synon që të japë njohuri të përgjithshme për të Drejtën Tregtare; të mundësojë përvetësimin e koncepteve bazë juridike në lidhje me shoqëritë tregtare; të shpjegojë dhe analizojë mënyrat e organizimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare, të analizojë, nëpërmjet një qasjeje kritike, përafrimin e legjislacionit të shoqërive tregtare në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti:
- do të jetë në gjendje që të përvetësojë konceptet juridike bazë të legjislacionit të së drejtes tregtare;
- do të njihet me organizimin dhe funksionimin e shoqërive tregtare;
- do të fitojë njohuri të përgjithshme mbi përafrimin e legjislacionit të së drejtës tregtare;
- do të fitojë instrumente konceptualë dhe logjikë të atillë për ti lejuar kuptimin e problematikave kryesore interpretative;
- do të analizojë dhe zgjidhë problematikat kryesore në lidhje me zbatimin e legjislacionit vendor dhe europian.
Literatura bazë:
- Thomas Bachner, et al, "Ligji i Ri për Shoqëritë Tregtare: Interpretuar sipas burimeve të tij në të Drejtën Evropiane" (Tiranë: Dudaj 2009);
- M. Hetemi, E drejta afariste, Prishtinë, 2007;
- Ligji mbi Shoqëritë Tregtare në Republikën e Kosovës