E DREJTA FINANCIARE

Kjo lëndë ofron njohuri juridiko-financiare shumë të rëndësishme mbi institucionet kryesore të financave publike përmes njohjes me teorinë mbi institucionet financiare si dhe praktikat e funksionimit të institucioneve financiare. Shkenca mbi Financat dhe e Drejta Financiare synon trajtimin e tre çështjeve madhore: si, sa dhe prej kujt duhet të mblidhen mjetet financiare për financimin e shpenzimeve shtetërore, si duhet bërë shpërndarja e mjeteve financiare në disa subjekte dhe për cilat  qëllime si edhe si të shpenzohen këto mjete në mënyrë që të realizohen në mënyrë sa më optimale detyrat nga kompetencat e shtetit.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti:

  • do të njohë praktikat e funksionimit të institucioneve financiare;
  • do të jetë në gjendje që të njohë kategoritë themelore të financave publike nga dimensioni juridiko-financiar;
  • do të përshkruajë funksionimin e marrëdhënieve juridiko-financiare;
  • do të bëjë krahasimin e institucioneve financiare;
  • do të zhvillojë mendimin kritik mbi mënyrat e financimit të shpenzimeve publike.

Literatura bazë:

  • Sabri Kadriu, Financa Publike, Prishtinë 2012;
  • Genta Tafa (Bungo), "Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare" (Bot. i 2-të, Tiranë : Adel print, 2009);
  • Harvey S. Rosen and Ted Gayer, Public Finance, Eighth Edition (New York: McGraw- Hill/Irwin, 2007)

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US