DREJTESIA KUSHTETUESE
Lënda trajton fushën e gjyqësisë kushtetuese, rolin e Gjykatës Kushtetuese si i vetmi organ kompetent për interpretimin e dispozitave kushtetuese dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, si akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Gjatë trajtimit të lëndës do të analizohen funksionet kresore të Gjykatës, teknikat vendimmarrëse si edhe raportet e gjykatës me pushtetin legjislativ dhe me atë gjyqësor.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të lëndës, studenti do të jetë në gjendje që:
- Njohë nocionet themelore të drejtësisë kushtetuese;
- Njohë teknikat e interpretimit kushtetues;
- Njohë modelet e kontrollit gjyqësor;
- Fitojë shkathtësi praktike lidhur me kontrollin kushtetues dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese;
- Fitojë shkathtësi argumentimi të çështjeve të ndryshme kushtetuese.
Literatura bazë:
- Visar Morina, Gjyqësia Kushtetuese, Prishtinë, 2013.
- De Visser, Maartje. Constitutional review in Europe: a comparative analysis. A&C Black, 2014
- Sokol Sadushi, Drejtësia Kushtetuese në zhvillim, Botimet Toena Tiranë, 2012