SISTEMET ELEKTORALE
Lënda Sistemet elektorale ofron njohuritë e përgjithshme teorike dhe praktike mbi sistemet zgjedhore. Përmbajtja e lëndës ofron njohuritë e nevojshme për studentët e drejtimit Juridik dhe Shkenca Politike dhe Administratë Publike dhe pajisjen e tyre me njohuritë e nevojshme për sistemet zgjedhore aktuale.
Në pjesën e parë do të trajtohen zgjedhjet të cilat janë embrioni i ndërtimit të demokracisë përfaqësuese pa të cilat nuk mund të synohet ndërtimi i shtetit të së drejtës. Në pjesën e dytë do të trajtohen sistemet zgjedhore të cilat paraqesin mënyrat, metodat, instrumentet përmes të cilave vullneti i popullit shndërrohet në mandate përfaqësuese; në veçanti do të trajtohen dhe studiohen sistemi mazhoritar, ai proporcional dhe gjysmë-proporcional. Në pjesën e tretë do të flitet për proceset zgjedhore dhe të cilat i funksionalizojnë zgjedhjet dhe sistemet zgjedhore.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim, të ligjëratave studenti do të jetë i aftë që:
- Të njohë dhe përdorë konceptet, teoritë dhe teknikat më të avancuara për analizën e sistemeve elektorale;
- Të njohë dhe interpretojë fenomenet politike në zhvillim nëpërmjet fokusimit konceptual dhe vlerësimit të tyre në terma krahasues;
- Të lexojë dhe interpretojë tekste normative elektorale të ndërlikuar;
- Të vlerësojë mundësitë dhe pasojat e palikimit të llojeve të ndryshme të sistemeve zgjedhore në një kontekst të caktuar nëpërmjet simulimeve dhe teknikave të tjera të analizës empirike;
- Të kuptojë, shpjegojë dhe parashikojë faktorët eksplikativë të sjelljes së votuesve.
Literatura bazë:
- Sadik Haxhiu, Zgjedhjet, sistemet zgjedhore dhe proceset zgjedhore, Brezi 81, Prishtinë, 2013;
- Arsim Bajrami, Parlamentarizmi, aspekte krahasuese, Prishtinë, 2010;
- Kodi i praktikave të mira në çështjet zgjedhore (op 190/2002), Komisioni i Venecia-s, Strasbourg, 2002