GJUHE ANGLEZE LIGJORE

Anglishtja Ligjore synon që ti japë studentit një pasqyrë të përgjithshme të ligjit dhe institucioneve kushtetuese duke përdorur të gjithë terminologjinë ligjore. Nëpërmjet këtij kursi studentët do të njihen me gjuhën e përdorur nëpër traktate dhe institucione ndërkombëtare si dhe do të kenë mundësi që të diskutojnë për temat më të rëndësishme në ligj.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Pas përfundimit të ligjëratave studenti:

  • do të jetë në gjendje që të komunikojë lirshëm në gjuhën angleze rreth temave ligjore;
  • do të jetë në gjendje që të përdorë terminologjinë juridike në gjuhën angleze;
  • do të jetë në gjendje që të përmirësojë fjalorin juridik;
  • do të jetë në gjendje që të analizojë dhe shtjellojë në gjuhën angleze çështjet ligjore;
  • do të jetë në gjendje që të paraqesë një përmbledhje të rasteve gjyqesore.

Literatura:

  • Rawdon Wyatt. "Check your English Vocabulary for Law" (London, A&C Black 2006);
  • Amy Krois – Lindner. "International Legal English: A Course for Classroom or Self Study" (CUP 2006);
  • John Knowles, "Effective Legal Research" ( 3rd edition, Sweet and Maxwell 2012);
  • Rupert Haigh, "Legal English" (2nd edition, Routledge Cavendish: London 2009)

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US