METODOLOGJIA JURIDIKE DHE SHKRIMI LIGJOR

Lënda është tepër praktike dhe konsiston në rritjen e aftësive të studentit të drejtësisë, në fushën e shkrimit dhe analizimit ligjor, si dhe në çështjet tepër teknike që kanë të bëjnë me rregullat për hartimin e akteve normative.

Metodologjia fokusohet në shkrimin dhe arsyetimin juridik të normave dhe akteve juridike, në teknikat e mira për të shkruar kushtetutën, ligjet, aktet nënligjore, kontratat, testamentet, vendimet gjyqësore, vendimet administrative, kërkesat, konkurset, shpalljen publike, ankesën, padinë, memorandumet, procesverbalet, autorizimet dhe një varg shkresash e paraqitëzash të tjera, me qëllim të zotërimit të tonit juridik në shprehjen dhe shkrimin gjuhësor të akteve juridike, si dhe shkathtësitë përkatëse të shkrimit dhe arsyetimit të së drejtës.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim, të ligjëratave studenti do të studenti të jetë i aftë që:

  • të shkruajë tekste ligjore;
  • të njihet me rregullat teknike të shkrimit;
  • të njohë strukturën e instrumenteve ligjore si edhe të marrë njohuri për strukturimin e aktit normativ;
  • të përvetësojë mënyrat kryesore të arsyetimit si nga pikëpamja e strukturës logjike ashtu edhe varësisht prej situatave konkrete;
  • të njohë dhe të përdorë themelet teorike të retorikës, në veçanti të teorisë së argumentimit;
  • të përvetësojë dhe të përdorë një repertory argumentesh të cilët mund të përdoren në një diskurs persuaziv;
  • të aplikojë njohuritë e fituara në diskursin juridik (oratorinë gjyqësore).

Literatura bazë:

  • Sokol Berberi Milaim Nelaj (red.) "Arsyetimi dhe shkrimi ligjor" (Tiranë : Morava, 2011);
  • Sokol Berberi dhe Pandeli Koçi (red.) "Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative : teknika legjislative" (Tiranë : Morava, 2012);
  • Kadri Bicaj, Metodologjia e shkrimit ligjor, Prishtinë 2011;
  • Emily Finch, Stefan Fafinski, Aftësi juridike, Oxford University Press, 2013

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US