ETIKA LIGJORE DHE PROFESIONALE

Studentët do të njoftohen me dispozitat në fuqi në kuadër të kodeve mbi etikën dhe sjelljeve profesionale të avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë ushtrimit të profesionit nga juristët, me theks të veçantë në çështjet penale dhe civile. Në kuadër të kësaj lënde trajtohet edhe sjellja profesionale e noterëve, përmbaruesve privatë, ndërmjetësuesve si edhe figurave të tjera profesionale aktive në marrëdhëniet juridike. Të gjitha temat nga kjo lëndë trajtohen edhe përmes studimit të rasteve hipotetike dhe nga praktika.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Pas përfundimit të studimit të kësaj lënde studentët:

  • do të fitojnë njohuri themelore mbi etikën ligjore dhe profesionale të juristëve,
  • do të përvetësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e duhura mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kuptimin e të drejtave të njeriut;
  • do të vetëdijësohen mbi faktin se çështjet lidhur me etikën ligjore dhe profesionale në sistemin e drejtësisë janë një nga sfidat më aktuale dhe një mekanizëm garantues i funksionimit të sistemit të drejtësisë;
  • do të reflektojnë mbi dimensionin normativ dhe dilemat morale të vëna nën diskutim nga evolucioni shoqëror dhe teknologjik;
  • do të përvetësojnë shkathtësitë e duhura praktike për të menaxhuar në mënyrë sa më etike situata të cilat karakterizohen nga një ekuilibër I brishtë normativ dhe moral.

Literatura bazë:

  • Etika Ligjore dhe Profesionale, Doracak i përgatitur nga ABA/ROOLI (botimi shqip) 2005;
  • Kodi i Etikes Profesionale për Avokatë, OAK, Prishtinë, 2007;
  • Kodi i Etikës dhe Sjelljës Profesionale të Gjykatësve, KGJK, Prishtinë, 2006;
  • Kodi i Etikës dhe Sjelljës Profesionale për Prokurorët, KGJK, Prishtinë, 2006.
  • Dr.Muslija Muhoviq, Etika me Bazat e Etikes Kriminalistike, SARAJEVË / PRISTINË 2006;
  • Etika Gjyqesore, Manual nga Instituti Gjyqsor i Kosovës, Prishtinë, 2008
  • Milika Dhamo, Etika në Këshillim, Tiranë, 2006.
  • Raino Malnes&Knut Midgard, Filozofia Politike, Rozafa- Prishtinë, 2007

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US