TE DREJTAT E NJERIUT

Kjo lëndë ka për qëllim parësor që të ofrojë një studim të rendit publik ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Si struktura institucionale, ashtu dhe korniza ligjore në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe mekanizmat për zbatimin e kësaj kornize, duke përfshirë këtu dhe një analizë kritike të përshtatshmërisë së strukturës aktuale institucionale dhe zbatuese, paraqesin thelbin e përmbajtjes dhe të interesimit të kësaj lënde.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët janë në gjendje që:

  • të kuptojnë dhe shpjegojnë origjinat intelektuale, kuptimin dhe zhvillimin e diskursit dhe të lëvizjes së të drejtave të njeriut;
  • të kuptojnë dhe shpjegojnë sistemin aktual botëror të të drejtave të njeriut, si burimet ashtu dhe institucionet dhe instrumentet kryesore ligjore në fuqi;
  • ·-të kuptojnë dhe shpjegojnë sistemet rajonale për të drejtat e njeriut, veçanërisht sistemin evropian të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;
  • ·-të njohin dhe përdorin procedurat e përdorura për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si në nivel të Kombeve të Bashkuara ashtu dhe në nivel rajonal;
  • të njohin dhe kuptojnë aspekte specifike të të drejtave të njeriut, si për shembull të drejtën në jetë dhe të drejtën në gjykim të drejtë, të drejtat e pakicave, të drejtën për vetëvendosje, ndalimin e diskriminimit, mbrojtjen e refugjatëve, të drejtën e azilit, të drejtat e njeriut në konflikte të armatosura, si dhe sfidat në realizimin e këtyre të drejtave; përdorin dhe analizojnë raste dhe dokumente ligjore në kontekst të problemeve konkrete në botën reale.

Literatura bazë:

  • Zejnullah Gruda, Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Universiteti I Prishtinës, botimi I pestë, 2010;
  • Gentian Zyberi; E Drejta Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, 2011;
  • Louis Henkin et al, Human Rights, Foundation Press, 2009

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US