E DREJTA E PROCEDURES PENALE

Lënda synon pregatitjen e juristëve të ardhshëm me njohuri të thella në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura për këtë qëllim, të aftë për dhënien e drejtësisë,në luftën kundër kriminalitetit,duke respektuar të drejtat e njeriut.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti:

  • do të jetë i aftë të fitojë njohuri të thella në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura për këtë qëllim;
  • do të fitojë njohuri të thella mbi precedentin e krijuar nga GJEDNJ duke e interpretuar të drejtën procedurale penale në bazë të precedentëve mbi të drejtat e njeriut;
  • do të njohë vendin që zënë dhe rolin që luajnë subjektet e procedimit penal, raportet midis tyre, të drejtat dhe detyrimet që kanë dhe mënyra e realizimit të tyre në praktikë;
  • do të jetë në gjendje të hartojë të akte procedurale, në përputhje me kërkesat e ligjit dhe rregullat gjuhësore e ato logjike, duke filluar nga marrja e kallëzimit penal, tek vendimi gjyqësor i formës së prerë e deri tek vënia e tij në ekzekutim;
  • do të zhvillojë kapacitete arsyetimi dhe argumentimi lidhur me funksionet e aktorëve proceduralë si edhe mbi aktivitetin e tyre.

Literatura bazë:

  • Azem Hajdari, E drejta e procedurës penale, Pjesa e përgjithshme, Prishtinë,2013;
  • Ejup Sahiti dhe RexhepMurati, E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2013;
  • Azem Hajdari, E drejta e procedurës penale e të miturve, Prishtinë, 2005.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US