E DREJTA E BASHKIMIT EUROPIAN

E drejta e Bashkimit Evropian synon t'i japë studentit njohuri bazë të së drejtës të Bashkimit Evropian duke u fokusuar në të drejtën institucionale dhe atë substanciale. Studentët do të njihen me objektivat dhe principet e së drejtës së Bashkimit Evropian si dhe me vendimet e GJED lidhur me ceshtjet klasike te funksionimit te tregut të përbashkët Evropian.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Pas përfundimit të ligjëratave studenti:

  • do të jetë në gjendje të kuptojë sistemin ligjor të Bashkimit Evropian, forcat drejtuese të integrimit Evropian, institucionet e BEs; funksionimin e tregut të përbashkët Evropian dhe 4 liritë si dhe politikën e jashtme të BE ndaj Ballkanit Perëndimor duke u fokusuar në rastin e Kosovës;
  • do të jenë në gjendje që të kuptojnë Procesin e Stabilizim Associmit;
  • do të jenë në gjendje që të kuptojnë procesin integrues dhe rolin e shteteve anëtare në këtë proces;
  • do të jenë në gjendje që të kuptojnë politikat e BE, tendencat drejt zgjerimit, vlerat, objektivat dhe kompetencat e BE;
  • do të jenë në gjendje që të kuptojnë ndryshimin ndërmjet BE dhe organizatave të tjera ndërkombëtare

Literatura bazë:

  • Natasha Shehu, Frashër Demaj; E drejta e Bashkimit Europian; historia, institucionet, legjislacioni, politikat; Fama Prishtinë, 2015;
  • Pierre Mathijsen and Peter Dyrberg, "Mathijsen’s Guide to European Union Law" (Sweet and Maxwell 2013);
  • Koen Lenaerts and Piet Van Nuffel, "European Union Law" (Sweet and Maxwell 2011)
  • Klaus – Dieter Borchard, "The ABC of European Union Law" (Publication Office of the EU 2010);

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US