MJEKESIA LIGJORE

Lënda synon që të studiojë njeriun në raportet e tij me të drejtën. Ajo do të merret me studimin, përpunimin dhe zgjidhjen e çështjeve me karakter mjekësor e biologjik që hasen në praktikën hetimore e gjyqësore.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti

  • do të kuptojë qëllimin e teknikave shkencore të mjekësisë ligjore;
  • do të arrijë të vlerësojë rolet, përgjegjësitë dhe detyrimet etike të shkencëtarëve të mjekësisë ligjore;
  • do të jetë në gjendje që të hartojë ekspertime mjeko-ligjore;
  • do të jetë në gjendje që të analizojë situatën faktike të rasteve konkrete;
  • do të fitojë njohuri të detajuara mbi objektin e ekspertimit mjeko-ligjor për vepra të ndryshme penale kundër trupit.

Literatura bazë:

  • Sokrat Meksi dhe Arben Lloja, "Mjekësia ligjore juridike: për studentët e fakulteteve të drejtësisë" (Tiranë: Kristal 2012);
  • Sokrat Meksi, Gramos Ylli dhe Bledar Xhemali, "Mjekësia ligjore penale: tekst mësimor pës studentët e Fakulteteve të Drejtësisë" (Tiranë: Vassi 2010);
  • Richard Saferstein, Kriminalistika, Një hyrje në shkencat ligjore, Pearson Education, USA, 2014.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US