VIKTIMOLOGJI

Kjo lëndë ofron një shqyrtim hyrës të viktimizimit penal nëpërmjet një përmbledhje të teorisë së tanishme, hulumtimeve dhe tendencave brenda kontekstit të llojeve të viktimizimit të veçanta. Ky kurs do të shqyrtojë krimet e llojeve specifike, impaktin e krimit mbi viktimat dhe shoqërinë, rolin e viktimave në kuadër të sistemit të drejtësisë penale, mjetet juridike specifike, dhe të drejtat e viktimave. Ky kurs përfshin një analizë të karakteristikave të viktimave të krimit, trajtimin e viktimave nga segmente të ndryshme të sistemit të drejtësisë penale, programet e asistencës ndaj viktimave si edhe çështjen e kompensimit për viktimat e krimit.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studentët:

  • do të njohin teoritë kryesore mbi viktimologjinë si shkencë;
  • do të njohin dhe analizojnë kontekstet e ndryshme të viktimizimit;
  • do të fitojnë njohuri të detajuara mbi karakteristikat e viktimave të krimit;
  • do të mësojnë që të adresojnë përshtatshmërisht çështjet që lidhen me viktimat e krimit;
  • do të jenë në gjendje që të njohin e përdorin mjetet e ndryshme specifike të cilat Idedikohen  viktimave të krimit;

Literatura bazë:

  • Ragip Halili, Viktimologjia, Prishtinë, 2007;
  • Robert J Meadows, "Understanding Violence and Victimization" (5th edition,CA:Prentice Hall Inc 2009);
  • Harvey Wallace, "Victimology: Legal, Psychological, and Social Perspectives" (3rd edition, CA: Prentice Hall 2010);
  • Jacinta Gau, Statistics for Criminology and Criminal Justice (California: Sage Publications 2013)

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US