E DREJTA FAMILJARE

E Drejta Familjare, trajton në mënyrë analitike e sistematike institutin e familjes dhe marrëdhëniet familjaro-juridike që rrjedhin prej saj, në mënyrë që të arrihet një trajtim njohës e shkencor i atyre problematikave që përbëjnë themelin e kësaj dege të së drejtës private. Kjo lëndë synon një trajtim të parimeve të së drejtës familjare; lidhjen e martesës, shpalljen e pavlefshme dhe zgjidhjen e saj; regjimet pasurore martesore; të drejtat dhe përgjegjësitë prindërore; birësimi kujdestaria etj.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti:

  • do të kuptojë marrëdhënien juridike martesore dhe të bashkëjetesës dhe dallimet midis tyre;
  • do të jetë në gjendje që të argumentojë drejtë, nga pikëpamja logjike e juridike, vendimet e gjyqësore, si dhe për t’i mbështetur ato në prova të administruara rregullisht gjatë procesit gjyqësor;
  • do të fitojë njohuritë e domosdoshme profesionale për të ndërthurur drejtë, gjatë shqyrtimit gjyqësor të konflikteve civile në fushën familjare, jo vetëm legjislacionin vendas me atë ndërkombëtar, por dhe elementet procedurale me ato materiale;
  • do të zhvillojë aftësitë kritike dhe argumentuese;
  • do të edukohet për një kuptim të drejtë ligjor e shoqëror të marrëdhënieve martesore e familjare, pa u ndikuar nga tradita e zakone jo te përshtatshme;
  • do të kenë mundësi që me qasje logjike dhe analitike t’i zgjedhin detyrat të cilat kërkohen në fushën e së drejtës familjare;
  • do të zhvillojnë shkathtësi për qasje kritike për ligjin dhe argumentimin ligjor në fushën e së drejtës familjare.

Literatura bazë:

  • Arta Mandro-Balili, "E Drejta Familjare Familja: Fëmijët, Martesa dhe Bashkëshortët" (Tiranë: EMAL 2009);
  • Sonila Omari, "E Drejta Familjare" (botimi i dytë, Tiranë: 2007);
  • Arta Mandro-Balili, Ariana Fullani, Tefta Zaka dhe Vjollca Mecaj, "E drejta Familjare" (Tiranë: Kristalina-KH 2006);
  • Hamdi Podvorica, E Drejta Familjare, Prishtinë, 2011;

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US