E DREJTA E PUNES

Lënda synon njoftimin, përgatitjen dhe aftësimin e juristëve të ardhshëm që të zbatojnë metodat më të përshtatshme dhe më adekuate për zgjidhjen e problemeve nga kjo fushë. Këto metoda do të mund t i zbatojnë qoftë me rastin e hartimit të ligjeve nga kjo fushë, por edhe me rastin e përdorimit apo huazimit të ligjeve nga vendet e tjera, duke ua përshtatur vendit tonë dhe kërkesave të kohës në mbrojtje të të drejtave themelore të punëtorit dhe dinjitetit të tij.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Pas përfundimit të ligjëratave nga kjo lëndë, studenti:

  • do të jetë në gjendje që të aftësohet për interpretimin e dispozitave juridike nga kjo fushë;
  • do të njihet më për së afërmi me raportet në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve;
  • do të njoftohet për të drejtat dhe obligimet e punëtorëve;
  • do të përcjellë ndryshimet e raporteve në mes të palëve industriale (punëdhënësve dhe punëmarrësve);
  • do të fitojë shkathësi praktike në hartimin e akteve ligjore të kësaj fushe.

Literatura bazë:

  • Hava Bujupi-Ismajli, E drejta e punës, Prishtinë 2014;
  • Malcolm Sargeant and David Lewis, "Employment law (5-th ed., London: Pearson 2010);
  • Irvin Faniko, "Kujdesi për shëndetin e punëtorit dhe perceptimi i rrezikut në ambinetin e punës në rendin Italian" (Durrës: Jozef 2014)

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US