GJUHE ANGLEZE

Qëllimi themelor i lëndës është që tu ofrojë studentëve përmbajtje dhe sistemim të njohurive themelore leksikore dhe gramatikore për aplikime të përgjithshme të gjuhës angleze. Lënda e gjuhës angleze synon përvetësimin e gjuhës në masë të duhur, që studentët mund të përdorin për nevoja të komunikimit të përgjithshëm në gjuhën angleze.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në fund të ligjëratave studenti:

  • do të fitojë njohuritë themelore leksikore dhe gramatikore për aplikime të përgjithshme të gjuhës angleze;
  • do të jetë në gjendje që të komunikojë në mënyrë të qartë, të strukturojë dhe organizojnë bisedat e tij duke iu përshtatur situatave të ndryshme;
  • do të jetë në gjendje që të ndërveprojë në diskutime duke luajtur shumë role;
  • do të jetë në gjendje që analizojë qëllimet e autorit dhe prirjet e tij nëpërmjet përdorimit të gjuhës;
  • do të jetë në gjendje që të kuptojë një argument ose trend të të menduarit si edhe të identifikojë implikimet e tij.

Literatura bazë:

  • Julie Lachance, Practice Makes Perfect Basic English, Second Edition: (Beginner) 250 Exercises + Flashcard App + 90-minute Audio (Practice Makes Perfect Series) 2nd Edition, McGraw-Hill Education; 2 edition, 2015;
  • Erin Quirk, Living Language English, Complete Edition (ESL/ELL):Pap/Co edition, 2012;
  • Jean Yates, Practice Makes Perfect English Vocabulary for Beginning ESL Learners (Practice Makes Perfect Series) 2nd Edition, McGraw-Hill Education; 2011.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US