E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE DHE E ORGANIZATAVE NDERKOMBETARE

Kjo lëndë ka për qëllim parësor që të ofrojë një studim të autoritetit në proceset e vendimmarrjes në komunitetin botëror, duke përfshirë si procesin konstitutiv themelor me të cilin e drejta ndërkombëtare krijohet dhe aplikohet, ashtu dhe rendin publik që themelohet si rezultat i këtij procesi. Konsideratë e veçantë do t’i jepet si parashikimit formal ashtu dhe praktikës efektive të pjesëmarrësve në proceset e vendimmarrjes në arenat e jashtme, perspektivave të tyre, arenave të ndërveprimit, bazës së pushtetit dhe strategjive të aplikuara. Lënda do të ofrojë njohuri të përgjithshme dhe themelore edhe për Organizatat Ndërkombëtare si edhe për historikun e themelimit, institucioneve dhe kompetencave të tyre, politikave dhe procesit të vendimmarrjes brenda këtyre organizatave.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studentët:

  • do të kuptojnë dhe shpjegojnë strukturën institucionale ndërkombëtare, përfshirë fillet dhe zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare publike;
  • do të njohin dhe përdorin burimet e të drejtës ndërkombëtare, si dhe mjetet ndihmëse për përcaktimin e të drejtës në arenën ndërkombëtare;
  • do të kuptojnë dhe shpjegojnë rolin e të drejtës në procesin e politikëbërjes ndërkombëtare;
  • do të njohin dhe kuptojnë aspekte të veçanta dhe/ose të specializuara të së drejtës ndërkombëtare (siç është përdorimi i instrumentit ushtarak në të drejtën ndërkombëtare, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare apo suksedimin në të drejtën ndërkombëtare);
  • do të përfitojnë aftësi dhe shkathtësi analitike, argumentuese dhe kreative përmes analizës dhe diskutimit të rasteve dhe të teksteve ligjore;
  • do të kuptojë dhe shpjegojë rolin e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale në procesin e politikëbërjes dhe ligjbërjes ndërkombëtare;
  • do të njohë dhe kuptojë aspekte specifike dhe/ose të specializuara të organizatave ndërkombëtare (siç është çështja e anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare apo çështja e procedurave të vendimmarjes);

Literatura bazë:

  • Zejnullah Gruda, “E Drejta Ndërkombëtare Publike”, (Prishtinë, 2007);
  • David Armstrong, Lorna Lloyd & John Redmond, Organizatat Ndërkombëtare në Politikën Botërore (Albanian Institute for International Studies, Tirana, 2009);
  • James Crawford, "Brownlie's Principles of Public International Law" (OUP 2013)
  • Malcolm N. Shaw, "International Law" (CUP 2008)
  • Martin Dixon, "Textbook on International Law" (Seventh Edition, OUP 2013;
  • Paul F. Diehl & Brian Frederking, The Politics of Global Governance: International Organizations in an Interdependent world (2010);

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US