E DREJTA E PROCEDURES ADMINISTRATIVE

Studimi i lëndës përfshin dy fusha të veçanta si: procedurën administrative ashtu edhe konfliktin administrativ, që përbëjnë objektin themelor të studimit të së ashtuquajturës pjesës formale (procedurale) të së drejtës administrative.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Pas përfundimit të ligjëratave studenti:

  • do të jetë në gjendje që të kuptojë dhe të përshkruajë parimet themelore, institutet juridike dhe rregullat procedurale të cilat sigurojnë ligjshmërinë dhe objektivitetin e punës dhe vendosjes në administratën publike dhe inspirojnë racionalizim dhe ekonomizim të procedurës, si dhe pengojnë arbitraritein e organit që zhvillon procedurën administrative;
  • do të dijë të zbatojë mekanizmin procedural administrativ dhe gjyqësor, për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave juridike të qytetarëve dhe personave juridikë në sferën e jetës juridiko-publike kur ato paraqiten si palë në procedurën administrative;
  • do të dijë të përshkruajë dhe të analizojë rregullat me të cilat rregullohet mënyra e ushtrimit të administratës publike në situatat individuale, e veçmas mënyra e nxjerrjes së akteve administrative-juridike;
  • do të jetë në gjendje që të interpretojë në mënyrë të drejtë normën juridike-materiale dhe juridike-procedurale, në mënyrë që të bëhet vendosja e drejtë e çështjes administrative, përkatësisht nxjerrja e vendimit valid (të drejtë dhe të ligjshëm) në procedurën administrative;
  • do të zhvillojë mendimin kritik rreth parimeve dhe instituteve të së drejtës administrative procedurale.

Literatura bazë:

  • Agur Sokoli, E drejta procedurale administrative, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 2014;
  • Esat Stavileci: Nocione dhe Parime të Administratës Publike, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2007;
  • Sokol Sadushi: E drejta administrative II, Tiranë, 2007

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US