KRIMINOLOGJI DHE PENOLOGJI
Lënda fokusohet mbi përgatitjen dhe aftësimin e juristëve të ardhshëm, e sidomos të atyre që punojnë në organet e judikaturës penale (polici, prokurori, gjykata, burgjet, qendrat e paraburgimit, institucionet edukativo-korrektuese, spitalet e burgjeve etj., si dhe në organet e tjera që merren me këtë problematikë), që të përdorin me sukses njohuritë e fituara të fushës kriminologjike dhe penologjike që kanë të bëjnë me format dhe shkaqet e paraqitjes së kriminalitetit dhe me zbatimin e mjeteve dhe metodave bashkëkohore në procesin e risocializimit të personave të dënuar dhe parandalimin e suksesshëm të kriminalitetit në përgjithësi.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti
- do të fitojë njohuri të avancuara të së drejtës së zbatimit të sanksioneve penale;
- do të përcjellë dhe krahasojë rezultatet e arritura shkencore në fushën e Kriminologjisë me Penologji dhe të përdorë këto rezultate në procesin e luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit;
- do të kuptojë dhe përshkruajë me sukses nocionet themelore që kanë të bëjnë me format, shkaqet dhe parandalimin e kriminalitetit;
- do të njohë dhe do të aftësohet që të përdorë mjetet e metodat në procesin e risocializimit të personave të dënuar;
- do të aftësohet që të zbatojë njohuritë dhe rezultatet e shkencës së Kriminologjisë me Penologji në praktikën e luftimit dhe parandalimit të suksesshëm të kriminalitetit.
Literatura bazë:
- Dr.Ragip Halili, Kriminologjia, Prishtinë, 2011;
- Dr.Ragip Halili, Penologjia, E Drejta e zbatimit të sanksioneve penale, Prishtinë, 2009;
- Dr.sc.Rexhep Gashi, Krimi i organizuar Prishtinë, 2014.