E DREJTA KUSHTETUESE E KRAHASUAR

Në kuadër të kursit do të studiohen kriteret për klasifikimin e formave të ndryshme të shtetit, modeleve të ndryshme të organizimit territorial të pushtetit dhe të llojeve të ndryshme të regjimit politik . Vëmendje e veçantë në këtë kurs do t’i kushtohet rregullimit kushtetues në vende të ndryshme.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti:

  • do të përvetësojë parimet themelore të së drejtës kushtetuese të krahasuar;
  • do të jetë në gjendje që të analizojë krahasimin e aplikimit të saj në vende me forma e regjime politike të ndryshme;
  • do të njohin dhe analizojnë elementet themelorë të konstitucionalizmit bashkëkohor, duke iu referuar në mënyrë të veçantë demokracive perëndimore, por duke mbajtur parasysh edhe vendet e tjera në fazë tranzicioni demokratik si edhe ato autoritare;
  • do të kuptojë që krahasimi , duke treguar sesi sisteme të ndryshme veprojnë përballë situatave të ngjashme, n’a jep mjete të çmuara për të kuptuar më mirë sistemin dhe kulturën tonë juridike;
  • do të inkurajohet që të kuptojë se çfarë qëndron prapa sistemeve të ndryshme juridike: arsyet, zgjedhjet dhe vlerat mbi të cilat janë themeluar ato;
  • do të pajisen me instrumentët kritikë për të vlerësuar elementet e forta por edhe pikat e dobta të së drejtës kushtetuese në rregullimin e proceseve sociale dhe politike.

Literatura bazë:

  • Irvin Faniko, "Historia e së drejtës Kushtetuese të Krahasuar" (Botimet Jozef, 2014).
  • Aalt willem Heringa and Philip Kiiver, "Constitutions Compared: An introduction to Comparative Constitutional Law" (2nd edition, Insertia 2009);
  • Stone Sweet, Alec. Governing without Judges: Constitutional Politics in Europe. (Oxford University Press, 2000).

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US