POLITIKA KRIMINALE
Lënda studion veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë penale dhe të organeve të tjera të ngarkuara me ligj për ruajtjen e rendit shoqëror, veprimtarinë e ligjshme të publikut, parandalimin e krimit dhe kriminalitetit. Lënda studion legjislacionin penal, zhvillimin e tij, institucionet penale dhe efektivitetin e tyre në luftën kundër krimit, përsosjen e sistemit të masave të parandalimit të përgjithshëm dhe të veçantë të krimit, sistemet e ekzekutimit të vendimeve penale, funksionin e institucioneve të riedukimit dhe vuajtjes së dënimit.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti:
- do të njohë institucionet e drejtësisë penale të cilat synojnë që të ruajnë rendin shoqëror si dhe të parandalojnë kriminalitetin;
- do të njohë dhe analizojë politikat penale ku përfshihen faktorët kriminogjenë;
- do të njohë bazën juridike të politikës penale dhe sistemin e drejtësisë penale;
- do të krijojë një mendim të plotë në lidhje me sistemin e drejtësisë pënale dhe domosdoshmërisë së ekzistencës së tyre;
- do të jetë në gjendje që të hartojë masa paraprake të parandalimit të kriminalitetit duke u nisur nga një situatë specifike.
Literatura:
- Ismet Elezi dhe Vasilika Hysi, Politika Kriminale, Tiranë: PEGI 2006;
- Vesel Latifi, Politika Kriminale, Prishtinë, 2008;
- Veton Vula, Kriminaliteti i organizuar, Prishtinë, 2013