SISTEME LIGJORE TE KRAHASUARA
Procesi i globalizimit po kapërcen sistemet ligjore kombëtare, duke e bërë kuptimin e dallimeve dhe ngjashmërive tona nëse jo thelbësor, padyshim një mjet të dobishëm për të punuar në këtë mjedis të ri global. Rrjedhimisht analiza krahasuese është shumë e domosdoshme. Lënda synon që të të sigurojë një kuptim të gjerë të popujve dhe kulturave të tjera, për më tepër duke pasur parasysh se realiteti bashkëkohor tregon se është gjithnjë e më e vështirë për të identifikuar vende me një traditë të vetme juridike
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti:
- do të marrë njohuri thelbësore mbi traditat ligjore perëndimore;
- do të jetë i aftë të krahasojë tiparet kryesore të traditave ligjore perëndimore;
- do të marrë njohuri mbi historinë dhe kulturën e shteteve që do të studiojë dhe mënyrën si këta faktorë (kulturorë dhe historikë) lidhen me zhvillimin e strukturave ligjore dhe rregullave substanciale;
- do të fitojë aftësi analitike në mënyrë që kryejë studime të mëtejshme krahasuese;
- do të jetë në gjendje që të analizojë klasifikimet tradicionale nën prizmin e zhvillimit të vazhdueshëm të legjislacionit të BE-së.
Literatura Bazë:
- Mary Ann Glendon, et al, "Comparative Legal Traditions in a Nutshell" (St. Paul: Thomson-west 2008);
- Patrick Glenn, "Legal Traditions of the world: Sustainable Diversity in Law" (Fourth Edition: Oxford University Press 2010);
- Mathias Reimann and Reinhard Zimmermann (ed). "The Oxford Handbook of Comparative Law" (Oxford University Press 2008)