E DREJTA ADMINISTRATIVE

Lënda studion mënyrën e organizimit dhe rregullat bazë të funksionimit të administratës shtetërore gjatë procesit të vendimmarrjes dhe shqyrtimit të procedimeve administrative. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej organeve kryesore të administratës publike të cilat kryejnë funksionet kryesore shtetërore të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të studimeve studenti:

  • do të përvetësojë fushën e zbatimit të legjislacionit administrativ në vend;
  • do të kuptojë konceptet e së drejtës administrative dhe zbatimin korrekt të tyre:
  • do të kuptojë dhe zbatojë legjislacionin e së drejtës administrative në vend;
  • do të përvetësojë kuptimin e mbrojtjes së interesit publik dhe shërbimit me korrektesë këtij interesi nga administrata publike;
  • do të përdorë praktikisht mekanizmat ligjorë të së drejtës administrative në mbrojtjen e interesave ligjore të personave që hyjnë në marrëdhënie me administratën publike në vend.

Literatura bazë:

  • Esat Stavileci, Agur Sokoli, Mirlinda Batalli, E Drejta Administrative – Administrata, Kontrolli i punës së Administratës dhe Përgjegjësia Politike e saj, Kompjuterizimi i Administratës, Prishtinë, 2010;
  • Esat Stavileci, Mirlinda Batalli, Sokol Sadushi, E Drejta Administrative – Organizimi dhe Veprimtaria Administrative, Prishtinë, 2012;
  • Agur Sokoli, Kontrolli i punës së administratës dhe përgjegjësia e saj politike, Prishtinë 2009;

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US