E DREJTA CIVILE II
E drejta civile është një nga disiplinat e formimit karakterizues dhe profesional të programit të studimeve të nivelit të parë. Ky kurs është pjesa e dytë e cila ka për qëllim të familjarizojë studentët me konceptet e bashkëpronësisë, të drejtën e parablerjes, uzufruktin, servitutin, mbrojtjen e së drejtës së pronësisë. Në këtë lëndë do të trajtohet edhe koncepti i trashëgimise, si trashëgimia me ligj, me testament dhe paditë përkatëse.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti:
- do të të jenë në gjendje që të kuptojnë, analizojnë dhe aplikojnë praktikisht lëgjislacionin mbi të drejtën e pronësisë dhe trashëgimisë;
- do të përvetësojë stukturën dhe ndarjen e çështjeve që rregullohen;
- do të thellojë njohuritë juridike të fokusuara në fushën juridiko-civile;
- do të përvetësojë shkathtësitë e duhura me terminologjinë dhe logjikën e së drejtës civile;
- do të përvetësojë një metodë analize juridike të raporteve private karshi të cilave njohja e normave dhe e koncepteve përbën thelbin dhe kushtin kryesor;
Literatura bazë:
- Abdulla Aliu,’’E drejta civile” Prishtinë 2013;
- Ardian Nuni, E drejta civile-Pjesa e posaçme, Tiranë 2009;
- Ardian Nuni dhe Luan Hasneziri, "Leksione të së drejtës së pronësise" (Tiranë 2006);
- Ardian Nuni dhe Luan Hasneziri, "Leksione të së drejtës së trashëgimisë" (Tirane 2006)