E DREJTA PENALE II
E Drejta Penale (pjesa e posaçme) shpjegon nenet e posaçme të kodit penal të lidhura ngushtë me praktikën gjyqësore me qëllim që t'i shërbejnë kësaj praktike. Qëllimi i studimit të kësaj lënde është përgatitja e studentëve me njohuritë bazë më të domosdoshme mbi elementet e veprave penale specifike. Njohja dhe përvetësimi i thellë i lëndës së të Drejtës Penale (pjesa e posaçme) ka rëndësi të veçantë, sepse pa të nuk mund të konceptohet as përvetësimi i procedurës penale të Republikës së Kosovës.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti:
- do të kuptojë normat penale të posaçme për çdo vepër penale të parashikuar në legjislacionin penal, duke përdorur edhe njohuritë e fituara nga e drejta penale e përgjithshme;
- do të kuptojë dhe analizojë në mënyrë të pavarur elementet e secilës vepër penale;
- do të fitojë aftësinë e interpretimit të normave penale;
- do të njohë bazën juridike për trajtimin e kryesve të veprave, duke i’u qasur analizës së dispozitave juridike pozitive (de lege lata) dhe duke marrë parasysh nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e infrastrukturës ligjore nga kjo fushë (de lege ferenda);
- do të jetë në gjendje që të aplikojë njohuritë e fituara gjatë ushtrimeve dhe rasteve praktike në lëminë penale.
Literatura bazë:
- Ismet Salihu, E drejta Penale, pjesa e posaçme, Kolegji Fama, Prishtinë 2009;
- Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 2012;
- J. Herring: E drejta penale, (përkthim), Tiranë, 2013