POLITIKA EKONOMIKE

Studimi i lëndës “Politika Ekonomike” është një hyrje e përgjithshme mbi njohuritë dhe metodat e shtjellimit të shkencës ekonomike. Qëllimi i kursit është zhvillimi i shkathësive akademike si dhe aftësive praktike me qëllim të shqyrtimit të funksioneve ekonomike të shtetit dhe sistemit të intervencionizmit shtetëror në ekonomi në pajtim me kahjet bashkëkohore të zhvillimit të politikës ekonomike si disiplinë shkencore. Lënda e politikës ekonomike në aspektin metodologjik dhe përmbajtësor ka për qëllim që studentëve të studimeve bazike t’u mundësojë njohjen me shkathësitë specifike që janë mëse të domosdoshme për zhvillimin e karrierës së tyre të ardhshme.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti do

  • të jetë në gjendje që të kuptojë dhe të përshkruajë në mënyra të ndryshme të menduarit për fenomenet e ndryshme ekonomike (mënyra ekonomike e të menduarit);
  • të fitojë njohuri adekuate për aksionet e politikës ekonomike dhe ndikimin e saj në çështjet ekonomike, sociale dhe politike të jetës shoqërore;
  • të njihet dhe të kuptojë funksionet ekonomike të shtetit;
  • të fitojë njohuri bazike dhe të mjaftueshme për ndërvarësinë dhe ndërlidhjen në mes të politikës ekonomike dhe sistemit juridik;
  • të kuptojë dhe të mund të operojë me termat parësore të politikës ekonomike dhe kategorive të ndryshme makroekonomike dhe sociale;
  • të kuptojnë se si parakusht i domosdoshëm për funksionimin e sukseshëm të politikës ekonomike, ndërlidhet edhe me shumë disiplina juridike siç janë: e drejta tregtare, e drejta e detyrimeve, e drejta administrative, e drejta financiare, e drejta tatimore, e drejta buxhetore, analiza ekonomike e së drejtës etj.;
  • të kuptojë se rregullativa ligjore përmes sanksioneve përcjellëse në rradhë të parë mundëson funksionimin stabil të ambientit institucional, në kuadër të së cilit politika ekonomike në vazhdimësi zbaton masa dhe qëllime të cilat ndikojnë në të gjitha veprimtaritë, qoftë të subjekteve prodhuese ose konsumuese.

Literatura bazë:

  • Dr. Hivzi Sojeva & Dr. Mejdi Bektashi: Politika ekonomike (Ligjerata të autorizuara), Fakulteti Juridik, 2014;
  • Jean – Yves Letessier, Jacques Silvano, Robert Soin: Evropa ekonomike dhe e ardhmja e saj, Koleksioni Evropa, Papirus, Tiranë, 2009;
  • N. Gregory Mankiw dhe Mark P. Taylor: Ekonomiksi, UET Press, Tiranë, 2010.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US