ANALIZA EKONOMIKE E SE DREJTES
Qëllimi i studimit të kësaj disipline ekonomiko - juridike, dhe shumë aktuale, është që studenëtve t’iu ofrojë njohuri thelbësore e të mjaftueshme lidhur me proceset më aktuale në fushën e ndërlidhjes së drejtësisë dhe ekonomisë.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Pas përfundimit të studimeve të kësaj disipline shkencore studentët
- do të jenë në gjendje të kuptojnë se e drejta ka ndikim të veçantë dhe të fuqishëm, por nga ana tjetër dhe parashikues në karakterin e jetës dhe aktiviteteve ekonomike
- do të kuptojnë dhe formojnë mendimin e tyre kritik se e drejta zhvillohet dhe modifikohet si përgjigje ndaj ndryshimeve ekonomike;
- do të vetëdijësohen mbi faktin se jostabiliteti ligjor kushtëzon shkallën e caktuar të jostabilitetit të tërë sistemit shoqëror e në veçanti të aktiviteteve ekonomike;
- do të kuptojnë dhe analizojnë përpjekjet e autoriteteve shtetërore për të vënë rregull në jetën ekonomike;
- do të kuptojnë se tregu nuk mund të funksionojë në mënyrë efikase pa definimin e qartë të të drejtave juridike civile dhe penale;
- do të vetëdijësohen dhe analizojnë rrethanat në të cilat vendimi për të kryer një krim është një funksion i kostove dhe dobive (përfitimeve) të këtij krimi.
Literatura bazë:
- Todd G. Buchholz: Ide të gjalla nga ekonomistë të vdekur, ISP &Dita 2000, Tiranë, 2009;
- Steven Shavell: Foundations of Economic Analysis of Law, Harvard University Press, 2009;
- Richard A. Posner, Economic Analysis of Law, Ninth Edition (Aspen Casebook) 9th Edition, 2014