FILOZOFIA E SE DREJTES
Lënda do të kryejë një studim kritik të historisë së filozofisë të së drejtës dhe të momenteve më të rëndëdishme të teorisë të së drejtës (llojet e normave, interpretimi, integrimi dhe sistemimi I së drejtës) si edhe një trajtim të çështjeve më të rëndësishme të debatit filozofik-juridik bashkëkohor. Kursi gjithashtu analizon koncepte themelore ligjore si drejtësia, ligji, morali, etika etj. Njëkohësisht lënda synon të ndërtojë infrastrukturen ideore dhe teorike për disiplinat e tjera të programit
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të lëndës studenti:
- do të njohë zhvillimin e mendimit teorik perëndimor mbi fenomenin juridik;
- do të përvetësojë konceptet themelore të teorisë së përgjithshme të të drejtës;
- do të kuptojë marrëdhënien midis së drejtës dhe shoqërisë në aspektin e natyrës, zbatimit dhe qëllimit të së parës;
- do të bëjë dallimin mes së drejtës, moralit dhe drejtësisë si dhe përkufizimit të ligjit dhe efektivitetit të tij në lidhje me imperativët e tjerë sociologjikë dhe metafizikë;
- do të konceptojë marrëdhëniet mes ligjit, aktorëve tê tij dhe ndryshimeve shoqërore;
- do të zhvillojë aftësitë kritike dhe argumentuese
Literatura:
- Luljeta Ikonomi,"Filozofi e së Drejtës",Tiranë, Onufri 2010;
- M.D.A. Freeman, "Lloyd’s Introduction to Jurisprudence", London: Sweet&Maxwell, 2008;
- Raymond Wacks, "Understanding Jurisprudence", Oxford University Press, 2012;
- Larry May and Jeff Brown, eds."Philosophy of Law: Classic and Contemporary Readings", Oxford: Wiley-Blackwell, 2010.