SOCIOLOGJIA E SE DREJTES

Lënda synon që të adresojë problemet kryesore të sociologjisë të së drejtës. Roli i së drejtës dhe funksioni i tij brenda sistemit social do të trajtohet nën prizmin e debatit klasik dhe bashkëkohor. Raportet midis normave dhe sanksioneve, të drejtës dhe institucioneve, të drejtës dhe roleve e statusit do të trajtohen në bazë të kontributeve të esponentëve më të spikatur të shkencës.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti do:

  • të ketë fituar njohuritë e duhura në lidhje me konceptet kryesore që paraprijnë veprimin juridik në të gjitha ndërveprimet e tij me institucionet, profesionet juridike, sistemin normativ;
  • të jetë në gjendje që të dallojë parimet themelore që rregullojnë raportet midis ndryshimit social dhe ndryshimit juridik;
  • të jetë në gjendje që të identifikojë teoritë kryesore sociologjike-juridike të cilat kanë kontribuar në studimin e fenomeneve sociale më të rëndësishme për botën e së drejtës;
  • do të shfaqin aftësi për të analizuar çështje ligjore bashkëkohore specifike nga perspektiva të ndryshme;
  • do të kuptojnë, analizojnë dhe përdorin praktikisht lidhjen mes ligjit dhe shoqërisë

Literatura bazë:

  • Beqir Sadikaj “Sociologjia e së drejtës”, Prishtinë, 2010;
  • Fatmir Zanaj,”Sociologjia e së drejtes” Tiranë, 2010;
  • Javier A Trevino, "The Sociology of Law: Classical and Contemporary Perspectives" (8th edition, New Jersey: Transaction Publishers, 2008);
  • Sharyn L Roach Anleu, "Law and Social Change" (2nd edition, London: Sage Publications 2010);
  • Steven Vago, "Law and Society" (10th edition, New Jersey: Pearson 2012)

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US